genta ismaili
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


GENTA ISAMILI OFICIAL
 
HomeLatest imagesSearchRegisterLog in

 

 genta:luftoj qe te realizoj endrren e dyt , ti kaloj kufijt

Go down 
AuthorMessage
Admin
Admin
Admin


Posts : 95
Join date : 2009-08-20

genta:luftoj qe te realizoj endrren e dyt , ti kaloj kufijt Empty
PostSubject: genta:luftoj qe te realizoj endrren e dyt , ti kaloj kufijt   genta:luftoj qe te realizoj endrren e dyt , ti kaloj kufijt EmptyMon Aug 24, 2009 11:42 am



GENTA

genta:luftoj qe te realizoj endrren e dyt , ti kaloj kufijt 2169224281_2
Genta: Luftoj që të realizoj ëndrën e dytë, ti kaloj kufijtë


E sinqert si gjithmon, Genta ka folur në mes tjerash, për projektet e fundit me tekstshkruesen Kara Dioguardi-n. Në këtë intervistë ekskluzive për Palomën, Genta poashtu ka folur për dashurinë dhe ndodhitë interesante që i ka përjetuar gjatë koncerteve si “shqyerjen e pantollonave”, etj. Genta shpreson që ta prezentoj Kosovën në Eurovision, ndërsa ka premtuar se së shpejti do të zhvilloj një koncertë në Tiranë...


Paloma: Genta, keni hyrë në botën e estradës si një “Cunam” dhe jeni vlersuar si fenomenet e muzikës shqiptare. Shumë këngëtare dhe këngëtar kanë hyrë veçmë nën hijen tënde. Cila është “sekreti” i Gentës për një sukes të tillë?

Genta Ismajli: Ju falenderoj për një vleresim tuajin real, me përvojën time në muzikë kam mësuar që të jesh një artiste e suksesshme së pari duhet të jesh njeri me një shpirt të mirë, pastaj vijnë tjerat me rradhë zëri, prezentimi skenik dhe kualiteti muzikor. Unë konsideroj që ky është "sekreti" i një artisti të suksesshëm.

Paloma: Në fund të vitit 2007-të keni deklaruar se 2008-ta do të jetë poashtu një vit i ngarkuar me punë dhe me projekte? Çfar jeni duke punuar momentalishtë?

Genta Ismajli: Viti i kaluar ishte mjaft i ngjeshur si me projektet muzikore poashtu edhe me këngë të reja. Ky vit u përmbyll me një sukses mjaft të madhë ku paraqita disa kengë që tashmë u bënë edhe hite. 2008-ta u hap me një fillim të mbarë duke plasuar këngën time të fundit “Sa ilaçe” së bashku me videoklip dhe shpresoj që përzgjedhja ime e këngëve të reja që do të jenë në album ti kënaqë adhuruesit e këngës sime. Është shumë me rëndësi ti lejoj njerëzit ta dëgjojnë muzikën e re që tani është në trend, ta ndiejnë që unë jam duke ardhur tek ata me duar të hapura. Unë si artiste dëshiroj të ndihem e lirë në muzikë sepse unë e di që më kohë edhe si njeri, por edhe si një këngëtare kam përparuar në çdo mënyrë, për këtë qëllim ky album i ri është më ndryshe. Thjesht ndihem mirë kur adhuruesve të mi ju dhuroj diçka me shumë se ata që presin nga unë.

Paloma: Në Amerikë para disa kohësh keni bërë inçizimin e katër këngëve në gjuhën angleze? Na thoni diçka më shumë në lidhje me këtë projekt?

Genta Ismajli: Është një histori shumë e shkurtër pasi që me ndihmën e agjentit tim në Amerikë John Goci, poetja (tekstshkruesja) më e suksesshme në Amerikë Kara Dioguardi pranoi që të më shkruante dhe të më kompozonte një këngë të mrekullueshme. Në momentin që unë kuptova se do të kendoja një këngë të Kara-s isha shumë e lumtur sepse e dija pikërisht që ajo kishte punuar me gjithë yjet e Hollivudit dhe më dha këngën "Planet Me", një eksperience krejtsisht e re ku së bashku me kompozitoren e mrekullueshme dhe producent mjaft të shquar më qëndruan afër gjatë gjithë kohës deri në përfundim të këngës. Poashtu edhe 3 këngët tjera që u realizuan me MAX-production që gjendet në Chicago edhe aty u ndieva shumë e kënaqur me këngët që mu ofruan. Kemi punuar më shumë si ekipe dhe nuk kemi hasur në ndonjë pengesë apo problem, thjesht jam ndier si një mbretëreshë në duart e tyre sepse me jepnin shumë vullnet që të këndoj sa më mirë.

Paloma: Kemi përshtypjen se estradën shqiptare e keni “pushtuar”. Planifikoni që të kaloni kufijtë?

Genta Ismajli: Nuk është e lehtë që të "pushtosh" estradën, por prap do të luftoj që të më realizohet edhe ëndrra e dytë, që të kaloj kufijtë.

Paloma: Ju i këndoni të gjitha rymat muzikore. Na thoni cili zhanër ju përlqen më shumë?

Genta Ismajli: Këtu mundohem se pari të jem vetvetja në zhanrin të cilin e këndoj, nuk kisha me i dalluar se cila më pëlqen më shumë mua, ndihem njësoj në të gjitha zhanret qofshin ato këngë ritmike apo ballada, secila prej tyre ka nje ndjenjë të veçantë për mua dhe për këtë arsye nuk mund ti ndaj ndjenjat e mia.

Paloma: Genta kërcen shumë bukur. I kushtoni po kaq vëmendje kërcimit sa edhe këngës?

Genta Ismajli: Falemnderit shumë. Po i kushtoj shumë rëndësi edhe vallëzimit sepse kënga kur gërshetohet së bashku me vallëzimin atëherë kemi të bëjmë me një paraqitje skenike profesionale, mundohem të jap maksimumin në këndim dhe në këngë, pastaj e analizoj këngën, se si do të dukesha nëse këngës i bej në kokën time një koreografi të cilën, në të shumtën e rasteve e nxjerri në skenë kur të dalë. E gjithë ajo gjallëri që me jepet për vallëzim është skena. Gjithnjë mendohem se si do të vallezojë, mirëpo prap se prap kur dal në skenë më del diçka e re nga shpirti.

Paloma: Këni patur disa duete me këngëtar të njohur të cilët kanë patur shumë sukses. Planifikoni ndonjë duet këtë vit dhe me kë do kishit kënduar me gjtihë qejf?

Genta Ismajli: I vetmi duet ishte ai i kenges "Krejt e dinë" së bashku me Getin, ndërsa të tjerat ishin vetëm potpuri që u xhiruan për vitin e ri, aty u paraqitëm secili më këngët e veta dhe kur u bashkuan doli një potpuri. Ketë album nuk do të kem duet mirëpo në të ardhmen shpresoj që prap do të bëj ndonjë duet të mirë, mirpo akoma nuk kam menduar se më kë do ta bëj.

Paloma: Keni deklaruar se nuk jeni shumë e kënaqur me regjisorët që kanë realizuar klipet tuaja, thjeshtë nuk kanë arritur të bëjnë atë që ju dëshironi? Jeni duke kërkuar ndonjë produksion të ri?

Genta Ismajli: Të gjitha videoklipet që i kam realizuar janë mjaftë profesionale dhe shumë të mira, por gjithmonë pakënaqësitë e mia i shprehi me vet regjisorët sepse gjithnjë kërkoj më shumë nga vetja. Regjisor më të mirë tek ne nuk besoj që ka. Tek ne mbizoteron ajo mburrja më tepër se sa puna, kështu që detyrohem të shkoj në një produksion të cilët punojnë më tepër dhe janë më komunikativ gjatë gjithë kohës së punës. Nuk jam duke hulumtuar për regjisor të ri, vetem dua që ta realizojnë premtimin e tyre e jo të meren me kopjime dhe dua që jenë sa më origjinale.

Paloma: Shpresojmë që Kosova së shpejti do të fitoj të drejtën e përfaqësimit në Eurosong. Ju e pritni me qejf këtë mundësi dhe do merje pjesë në garë për të përfaqësuar Kosovën?

Genta Ismajli: Kosova duhet ta ketë të drejtën për Eurosong gjithësesi, sepse jemi në kualitet mjaft të lartë, kështuqë nëse më jepet mundësia, me gjith qejf do ta përfaqësoja denjësisht Kosovën.

Paloma: Genta, të flasim pak në lidhje me jetën tuaj private. Lidhja juaj me Milotin është trasparente dhe sipas juve dhe të gjithëve që ju rethojnë është një lidhje shumë e mirë. Përveç dashurisë, sipas jush cili është sekreti i një lidhje të mirë?

Genta Ismajli: Prap dashuria është ajo që edhe njeriun e mban të gjallë, por edhe një çift e mban të fortë.

Paloma: Çfar ju bën të lumtur dhe çfar ju zgjënjen?

Genta Ismajli: Të lumtur më bën kur e di që familjen e kam mirë, ndërsa gënjeshtrat dhe mendjemadhësia e njerzive më zhgënjejnë.

Paloma: Kur keni qarë për herë të fundit dhe përveç Milotit kush ju qendron më shumë pranë në ditë të “vështira”?

Genta Ismajli: Jam një tip pak sa e ndieshme dhe ka raste edhe kur shikoj ndonjë film të dhimbshëm, me vie për të qarë, ndërsa familja është ajo që më rrinë gjithmon afër.

Paloma: Gjatë punës suaj sigurisht ju ka ndodhur ndonjë “gaf ”. Mund të na thoni një prej tyre?

Genta Ismajli: Sa herë që më bie ndërmend filloj të qeshi me zë. Isha në koncert dhe duke performuar me një energji mjaft të madhe, për nje moment mu duk se më janë shqyer pantollonet mbrapa dhe kam qendruar deri në përfundim të këngës si statujë, hahaha e gjithë publiku me veshtronin shumë çuditërisht sepse kënga ishte shumë ritmike ndërsa unë qendroja si statujë e mbeshtetur te muri dhe me të përfunduar kënga vrapova deri në prapaskene dhe kur e shof nuk me ishin shqyer pantollonet por materiali brenda pantolloneve. Në ato momente me erdhe një siklet që s'di si ta përshkruaja. Ato 3 minutat e këngës mu dukën si 30...hahhaa...

Paloma: E zgjoni ju Miloton në mengjes, apo ai juve dhe cili e bënë kafen e mengjesit?

Genta Ismajli: E kemi gjumin e lehte te dytë dhe zgjohemi përnjëherë, ndersa kafet në të shumtën e rasteve i bëjë unë.

Paloma: Çfar është për Gentën dashuria dhe si do e përkufizoje dashurinë?

Genta Ismajli: Njeriu pa dashuri është si peshku pa ujë.

Paloma: Nga buron inspirimin i Gentës dhe kush kujdeset për look-un tuaj?

Genta Ismajli: Inspirimi me vjen nga eksperiencat nëpër të cilat kaloj gjatë jetës, ndërsa për lukun kujdesem me shumë vet dhe me ndihmën e madhe të nënës sime dhe të tezes sime.

Paloma: Cilët janë idhujt e Gentës?

Genta Ismajli: Këngetaren e madhe Mariah Carey e shume këngetare me vlera të mëdha muzikore, por mos ti lë me një anë edhe prinderit e mi te dashur.

Paloma: Edhe pse nuk keni vendosur për martesën, mund të na thoni se si do të duket dasma juaj dhe ku mendoni se është vendi ideal për tu kurrorëzuar?

Genta Ismajli: Nuk e di se kur do te martohem apo ku do ta bëj dasmën, nuk e kam menduar ende, ia lë kohës.

Paloma: Ju udhëtoni shumë dhe keni qejf të vizitoni vende të bukura. Cili nga këto vende ju ka lënë më shumë përshtypje?

Genta Ismajli: Las Vegas, California, London, Singapore, ishulli Bali ...

Paloma: Çfarë do i kishe porositur fansat e tu dhe konkretisht fansat e tu në Shqipëri?

Genta Ismajli: Kisha dashur të shkruaj pak më shumë për lexuesit dhe fansat, sepse ne si qenie njerëzore duhet të kalojmë nëpërmes shumë eksperiencave të jetës që na bëjnë të jemi njerëz më të mirë, ndonjëherë ato eksperienca nuk janë edhe aq të lehta, por është formimi edhe rritja që të bëjnë më të fortë, të bën që të kuptojsh kush je ti, se kush don ti që të jeshë dhe kush nuk don ti të jeshë, është shumë me rëndësi. Ndoshta ndonjëhere ndihesh shume poshtë dhe shumë keq, por duhet gjithmonë ta kesh një besim dhe një shpresë, është diçka që duhet ta mesojsh për të qenë më mirë dhe ti kalojsh në vështirësitë që hasim. Fansave të mi në Shqipëri ju them që ju dua fort dhe faleminderit shumë për përkrahjen e juaj dhe shpresoj që do t'ua kthej me një koncert madhështorë në Tiranë.
Back to top Go down
http://gentaismaili.net
 
genta:luftoj qe te realizoj endrren e dyt , ti kaloj kufijt
Back to top 
Page 1 of 1
 Similar topics
-
» genta : diaspora nuk duhet harruar
» genta ismajli-revista imedica
» fotot me te reja nga genta
» genta flet per mardheniet e saj me milotin
» genta:me mungon familja qe e kam ne amerik

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
genta ismaili :: intervista te ndryshme-
Jump to: