genta ismaili
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


GENTA ISAMILI OFICIAL
 
HomeLatest imagesSearchRegisterLog in

 

 genta ismajli-revista imedica

Go down 
AuthorMessage
gentiana

gentiana


Posts : 132
Join date : 2009-08-20

genta ismajli-revista imedica Empty
PostSubject: genta ismajli-revista imedica   genta ismajli-revista imedica EmptyTue Aug 25, 2009 3:01 am

genta ismajli-revista imedica Empty

Genta Ismajli - Revista Imedica

genta ismajli-revista imedica 2506124039_2
Genta Ismajli ka hipur në skenë në mënyrëmë triumfale. Ajo sikur lindi nga feniksi dhe me besim të plotë u ngrit në një yll të skenës sonë muzikore. Genta duket shumë modeste por tepër explosive në skenë.Ka një vetbesim të madh angazhohet shumë. Genta me sharmin e saj është imponuar dhe ka krijuar një respect dhe nderim.

E BUKUR,SEKSI,E PUSHTETSHME NË SKENË...
QË MAGJEPS ME TRUPIN DHE KËNGËT.POR QË FSHEH EDHE CA GJËRA...


- Në sondazhe të ndryshme jeni cilësuar si këngëtarja më seksi. Si ju bën të ndiheni ky fakt??

Genta Ismajli: Më vjen shumë mire,pasi është një kompliment,me të cilin ndihem mire.
Mirëpo, më mire ndihem atëherë kur cilësohem për të gjitha vetitë që më bëjnë një këngëtare të suksesshme.

- Sa e vështirë është për të rezistuar gjatë në skenë,si dhe e admirueshme? Ku qëndron suksesi juaj në këtë pike?!

Genta Ismajli:Përpjekjet e mia, për të qenë këngëtare shumë e suksesshme nuk më ndalin. Thjesht, kur paraqitem para një publiku, i cili në çdo moment mëpërkrah, mundohem nga thellësia e zemrës të jap maksimumin tim, si në interpretim ashtu edhe në këndim.

- Sa vëmendje I kushtoni look-ut tuaj në skenë dhe në jetën e përditshme? Sa ndryshojnë nga njëri-tjetri?!

Genta Ismajli: Nga skena dhe përditshmëria jam krejt ndryshe. Në ditët e zakonshme jam shumë sportive, nëse skam ndonjë obligim kuptohet. Ndërsa në skenë look-u im është shumë më i rafinuar dhe i përshtatur me këngën në klipe dhe me ambientin në koncerte. Mendoj që për look-un e skenës kujdesem në maksimum, sepse duhet më shumë vëmendje dhe kombinim.

- Sa ndikon pamja e juaj e jashtme me suksesin tuaj?

Genta Ismajli: Një këngëtare e suksesshme duhet të ketë të gjitha komponentet si në pamjen e jashtme, edhe në potencën e zërit, i cili është parësor. Paraqitja skenike dhe pamja fizike janë pjesë plotësuese e suksesit. Në rradhë të pare është zëri dhe interpretimi, padiskutim.

- Muzika për ju është...

Genta Ismajli:Gjaku që qarkullon në trupin tim: MUZIKË .

- C`bën kur të tjerët nuk të pëlqejnë apo flasin keq për ty?

Genta Ismajli:Nuk harroi,edhe pse mundohem ta hedhë prapa krahëve. Kujtoj që jeta është shumë e gjatë dhe nuk dihet se qfarë të rezervon.

- Cili është vendi ideal, ku do të donit të jetonit dhe pse?

Genta Ismajli:Në mal, me hapsirë të madhe, ku mund të krijoj shumë gjëra. Një ambient veror mund ta quaja të qetë,pasi jam e tillë.

- A mendoni se koncertet e shumta bëjnë që figura juaj të konsumohet? Qfarë bëni ju, për t`u ruajtur nga ky fenomen..?!

Genta Ismajli: Nuk mendoj se jam konsumuar aq shumë, sepse nuk ekspozohem apo më mire të themi nuk bëj koncerte pa arsye ose pa qenë kushtet e mira, si ambienti i veçantë. Prandaj marr pjesë në koncerte më të rralla, por me më shumë vlerë. Mendoj se, nëse një artist kërkon të jape maksimumin e vet, duhet të ketë hapsirë që të përgatitet, e jo të konsumohet në mënyra të llojllojshme.

- Ku qëndron sekreti apo lidhje në fushën e kërcimit?

Genta Ismajli: Është thjeshtë një ndjesi e imja, që në momentin kur dal në skenë, jam në botën e muzikës dhe të këndimit. Shpeshherë edhe njerëzit e afërt më thonë që kur dal në skenë ndryshoj. Dua të them që e kam në shpirt kërcimin dhe e ndiej me së bashku muzikën që e kultivoj. Nuk e di se sit a shpjegoi,nuk është një gjë që unë e ushtroi,apo e pergatis,thjesht më vjen prej zemrës dhe këngës.

- A do të thotë që si fëmijë ju lindi pasioni për kërcimin?

Genta Ismajli: Në rrugën e secilit gjithmonë duhet dikush,duhet përkrahja e dikujt...në rrugën time ishte pikërisht fëmijëria ime. Unë jam rritur në një mjedis ku mbretëronte atmosphere kërcimi. Pastaj guximi që të ballafaqohem në gara të kërcimit në msin e zezakëve, latinëve etj.,ishte magjepsës. Dhe, dashuria natyrisht lind vetvetiu. Ndjenja e të qenit present, për t`iu dhënë diqka në një formë tjetër, ishte kënaqësi e veçantë. Me apo pa vetëdije, u përcaktova në artin muzikor, dhe sado që për mua ishte një botë e panjohur, mendoj se e kam gjetur vendin tim aty...

- Skena për ju është...

Genta Ismajli:Vendi që sjell shumë emocion, entuziazëm të pashoq, pozitivitet dhe refleksione të thella nga jashtë. Është gjithqka që s`mund të imagjinohet aq lehtë.

- Nga ju buron gjithë ajo energji interpretative në skenë dhe klipe?

Genta Ismajli:Energjia është karakteristikë e natyrës sime. Besoj se pak nga ajo është e lindur, por energjia më e madhe më vjen nga impulset që marr nga jashtë. Këtu bëjnë pjesë gjërat e bukura të jetës sime familja, miqtë dhe përgjithësisht, dashuria e madhe që kam ndaj të tjerëve.

- Gjatë realizimit të klipeve sa përqind e ideve janë tuajat dhe sa i lini në dorë të lire të shtëpisë diskografike?

Genta Ismajli:Për sa I përket pamjes sime të gjitha idet janë të miat, skenat në shumicën e rasteve janë në dorën e regjisorit të kompanisë, sigurisht që vulën e pëlqimit ja vëmë unë dhe bashkëpuntorët e mi.

- Ke shijuar suksesin shumë shepjt, ku është maksimumi?

Genta Ismajli:Qdokush ka njësinë matëe t suksesit. Dhe po ti referohem qellimeve qe i kasha vene vetes eshte ende heret. E quaj sekses arritjen time, kjo eshte e kuptueshme, por une mendoj qe kam dhene vetem 10% nga vetja ime. Dëshira ime më e madhe është që unë një ditë ta zbuloj prej vetes atë sirtarin e fshehur, të cilin e dine vetëm disa nga të afërmit e mi. Është një mardhënie që kërkon të ushqehet qdo ditë, unë kam nevojë të tregoi, të përjetoi dhe këtë dua t`a ndaj me publikun e kjo për sa kohë që njerëzit duan t`a mësojnë të renë prej meje.

GENTA ISMAJLI, këngëtarja që step me pamjen atraktive në skenë, me thjeshtësinë e saj që e veçon në jetën e përditshme, ajo ecën prej nesh,pa u brengosur nëse dikush do të mendoj “ashtu e kështu” për të dhe mbase duke ngacmuar mendjen me planet që synon të realizoj të ardhmen. Ndërsa ne kafene, të stërmbushur me të rinj Prishtinas kupbon zëri i saj dhe kënga “[b]E Pamundur
Back to top Go down
 
genta ismajli-revista imedica
Back to top 
Page 1 of 1
 Similar topics
-
» genta : diaspora nuk duhet harruar
» genta:luftoj qe te realizoj endrren e dyt , ti kaloj kufijt
» fotot me te reja nga genta
» genta flet per mardheniet e saj me milotin
» genta:me mungon familja qe e kam ne amerik

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
genta ismaili :: intervista te ndryshme-
Jump to: