genta ismaili
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.


GENTA ISAMILI OFICIAL
 
HomeLatest imagesSearchRegisterLog in

 

 kenga ,jeta ime, adhuruesit shpirti im

Go down 
AuthorMessage
gentiana

gentiana


Posts : 132
Join date : 2009-08-20

kenga ,jeta ime, adhuruesit shpirti im Empty
PostSubject: kenga ,jeta ime, adhuruesit shpirti im   kenga ,jeta ime, adhuruesit shpirti im EmptyTue Aug 25, 2009 3:03 am

Kenga eshte jeta ime, adhuruesit shpirti im

“Me ate qe kam arritur deri tani ne kenge jam e kenaqur, por per mua eshte shume me rendesi te sjell nje stil te ri, te cilin e pelqejne adhuruesit e mi dhe kete edhe mundohem ta arrij“, thote Genta

Kengetarja Genta Ismaili thote se nuk kursehet qe t’i ofroje perhere publikut dicka me ndryshe, sepse po i ofrove te njejten gje publikut, atehere nuk do te ishte me shume interesant as per mua si kengetare profesionale dhe as per publikun. Ne vazhdim per me shume lexoni intervisten me Genta Ismailin per gazeten “Kosova Sot”.

”Kosova Sot”: Ne paraqitjet tuaja gjithnje performoni ndryshe, si e arrini kete?
Gentiana Ismaili: Une gjithnje jam munduar qe t’i jap publikut dicka me ndryshe, sepse po i dhe te njejten gje nuk do te ishte me shume interesante as per mua si kengetare profesionale dhe as per publikun. Une them qe eshte shume e veshtire te realizosh ate qe me te vertete ti e mendon te ne, sepse askush per mendim timin nuk i jep punes se vet aq rendesi sa per te dale dicka e jashtezakonshme. Ne keso rrethanash te nevojitet nje ekip i cili ndoshta me shume se une vete do t’i jepte rendesi dukjes time me mire. Po flas per rrobaqepesit, per parukieret, per dizajneret, per produksionet e ndryshme qe realizojne klipet tona. Duhet patjeter te japesh maksimumin nga vetja per t’i realizuar keto te gjitha, per te dale dicka afer prej asaj qe e mendoj une. Por, prape jam shume e kenaqur, sepse jam inspirim i vajzave po ashtu edhe i grave, te cilat ne shumicen e rasteve me kerkojne modele te ndryshme te fustaneve te mia. Po ashtu, jam shume e lumtur qe inspiroj edhe kengetare te ndryshme, te cilat tani ndihen tamam. Kjo me ben mua shume te lumtur, sepse per mua eshte shume me rendesi te sjell nje stil te ri, te cilin e pelqejne, andaj kete edhe mundohem t’ia arrij.

”Kosova Sot”: Se fundi keni nxjerre ne treg videoklipin e kenges “E pamundur”, si e komentoni kete?
Gentiana Ismaili: Per kete klip te kenges “E pamundur” punuam nje jave. Kenga eshte nga Ilir Berani, te cilit i falenderohem shume. Kete klip e ka marre persiper regjisorja Arta Kallaba, e cila eshte perkujdesur per te gjitha, pervec kameres qe ka xhiruar Bekim Korca. Arta insistoi qe klipin ta bejme sa me te thjeshte, qe te dale sa me origjinal. Kerkoi nga une me shume rendesi t’i jap aktrimit. Une u gezova shume, sepse edhe aktrimin e dua shume. Me tha qe lotet duhet t’i nxjerr te vertete. Nuk me intereson mua per cfare ti do te qash, me tha. Kryesorja eshte qe une qava me te vertete ne kete klip dhe perjetova te gjithe ate qe ishte ne tekstin e kenges “E pamundur”. Ishte nje eksperience e re edhe nje ndjenje krejtesisht tjeter prej atyre klipeve me kenge ritmike qe kam realizuar deri me tani. Nuk me intereson a me del fytyra edhe aq e bukur sa me intereson qe te jap nje emocion origjinal edhe te publiku, njejte ashtu sic e perjetova edhe une. Videoklipin e punuam me produksionin “Magic eye”.

”Kosova Sot”: Kush eshte sponsor i ketij videoklipi?
Gentiana Ismaili: Une, ne asnjerin videoklip nuk jam sponsoruar, por e gjithe kjo ka qene projekt i produksionit “Arboni”.

”Kosova Sot”: Jeni duke punuar ne ndonje projekt?
Gentiana Ismaili: Po, jam duke punuar ne albumin ne gjuhen angleze. Une per kete ndihem shume krenare, pasi edhe dy kenge ne kete album do te jene nga Kara Dioguardi, tashme eshte edhe juriste ne “American Idol”. Ajo me vleresoi si nje kengetare qe permbush te gjitha kushtet per tregun nderkombetar dhe kjo gje me dha vullnet edhe me shume ne menyre qe te punoj ne kete album. Perndryshe, ndihem shume mire, por te njejten kohe edhe me shume stres, sepse eshte nje pergjegjesi shume e madhe ta nxjerresh nje album te suksesshem ne gjuhen angleze. Me sa fuqi qe kam do te mundohem qe ky album te jete me kenge sa me te bukura.

kenga ,jeta ime, adhuruesit shpirti im Genta-ismajli-164b-besnikhasanaj-500
/photo by besnik hasanaj/

”Kosova Sot”: Kush jane bashkepunetoret tuaj ne albumin qe jeni duke pergatitur?
Gentiana Ismaili: Ne kete album bashkepunetor eshte Xhon Goci, menaxheri im qe kam ne Amerike, te cilin e falenderoj qe ne cdo moment me rri ne krah dhe me ndihmon per cdo gje. Vetem e ka nje problem. Nuk mund te pajtohet se si shkon biznesi i muzikes ne Kosove. Bashkepunetore imja eshte edhe Kara Dioguardi, po ashtu edhe produksione te tjera, te cilat tani nuk mund t’i permend me emra.

”Kosova Sot”: Sa jeni e kenaqur me karrieren tuaj?
Gentiana Ismaili: Une jam shqiptare e rritur ne Amerike, ndersa karrieren e fillova ne vendlindjen time me kenge shqipe. Per suksesin tim, qe kam arritur deri tani, duhet falenderuar familjen, adhuruesit, mediet, Florin Halitin, gazetaret etj. Eshte koha qe une te realizoj edhe kenge ne gjuhen angleze, e cila eshte gjuha ime e dyte, per mos ta lene anash as Ameriken time te dashur ku kam kaluar gjysmen e jetes sime. Sikur mos ta realizoja kete, nuk do te ndihesha e kompletuar. Perndryshe, adhuruesit e mi me kane perkrahur gjithnje me ate qe kam bere ne keto 5 vjetet e fundit dhe vazhdojne te me perkrahin. Po te mos ishte perkrahja e adhuruesve te mi, une sigurisht qe nuk do te kisha pasur vullnet per te punuar. Per kete une do te mundohem qe te mos dal nga stili im, edhe pse kenget do te jene ne gjuhen angleze.

”Kosova Sot”: Si e shihni veten ne te ardhmen?
Gentiana Ismaili: Kenga eshte jeta ime, adhuruesit e mi jane shpirti im. Me ate qe kam arritur deri tani ne kenge jam e kenaqur me shume se kurre. Pra, kengen time deshiroj ta njohe e tere bota. Kjo eshte nje deshire qe do te doja te realizohet. Por, nese nuk realizohet, atehere une prape do te punoj te arrij endrrat e tjera qe kam, sepse une nuk e kam vetem nje enderr.

”Kosova Sot”: Dicka per fund?
Gentiana Ismaili: Me duket sikur dje kam filluar karrieren. Ende kam shume gjera te bukura per t’i dhene publikut, te cilin e dua dhe po te kisha mundesi te fluturoja, do t’i prekja duart e te gjithe adhuruesve te mi duke i falenderuar ata.
Back to top Go down
 
kenga ,jeta ime, adhuruesit shpirti im
Back to top 
Page 1 of 1
 Similar topics
-
» kenga ' NJE LUTJE '
» kenga ' NUK HARROHET'
» kenga ' POSSESIV'
» kenga 'SHKO '
» kenga ' LARGOHU '

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
genta ismaili :: intervista te ndryshme-
Jump to: