GENTA ISAMILI OFICIAL
 
HomeCalendarFAQSearchMemberlistUsergroupsRegisterLog in

Share | 
 

 intervist me genten

View previous topic View next topic Go down 
AuthorMessage
Admin
Admin
avatar

Posts : 95
Join date : 2009-08-20

PostSubject: intervist me genten   Mon Aug 24, 2009 11:34 am

nje intervist me genten




Këngëtarja e mirënjohur dhe e dashur për diasporën, para pak ditësh ishte në Zvicër dhe gjatë kësaj interviste, ashtu siç është zakonisht, shumë modeste, flet pa "maska", pa "censurë të shpirtit të saj".

- Genta, fillimisht na thoni sinqerisht, a ju pëlqen më shumë, kur t'ju thotë dikush, jeni shumë e bukur, apo kur ju thonë se vërtet këndon bukur?

Genta Ismajli: Sa i përket pyetjes, do përgjigjem shumë shkurt që të mos i lodh adhuruesit e muzikës sime dhe lexuesit.Genta është origjinale, nuk kopjon askënd dhe punon shumë për të ardhmen e saj. Kam punuar dhe nuk do të ndalem. Nuk i dëgjoj shumë fjalët e të tjerëve, por kam miqësi të mirë, miqësi të shëndetshme dhe kritikat i pranoj nga profesionistët. Bukuria dhe arti. Shpresoj që të dyja duhen të jenë të lidhura, por kjo nuk varet nga dëshira jonë, por është perëndia që na ka krijuar dhe ne duhet të pajtohemi me ato që i kemi, e normal, duhet punuar edhe më shumë që të kemi suksese, sepse puna të sjell mirësi dhe suksese të shëndosha. Nëse më thotë dikush je e bukur, e shikoj kush ma tha, e nëse më thotë këndoj bukur, prapë e shikoj kush ma tha. Kështu që, bukuria dhe artisti i mirëfilltë kur të jenë bashkë, shumë e mrekullueshme është.

- Shpesh e vizitoni diasporën. E kësaj here jeni në Zvicër. Ndiheni e lodhur nga udhëtimet tua të shpeshta?

Genta Ismajli:Diasporën e vizitoj pasi për të kam shumë respekt. Duhet të mos e harrojmë diasporën, sepse ajo ka kontribuar shumë për të mirën e atdheut dhe nuk mundemi t'i numërojmë. Më japin zemër kur i shoh se e pëlqejnë këngën e bukur shqipe. I vizitoj sepse kam shumë adhurues dhe kam shumë miqësi. Udhëtimet normal se të lodhin, por kur këndoj dhe kur takojë mërgimtarët tanë që janë të përmalluar për këngën shqipe, atëherë kur kthehem në shtëpi, ndihem shumë krenare, sepse më kujtohen duartrokitjet e tyre të mëdha. Nuk ka pa diasporën, duhet të jemi të sinqertë.

- Ku është dallimi mes publikut të diasporës dhe atdheut?

Genta Ismajli:Dallimi nuk është i madh. Publiku në diasporë është më i përmalluar për atdheun. Është kënaqësi kur prezentohem. Kur e di se ata janë të mërzitur për atdheun dhe e duan këngën time dhe këngën në përgjithësi shqipe, në skenë ndihesh shumë e lumtur. Rinia e diasporës e pëlqen shumë këngën shqipe, por edhe ne si këngëtarë duhet t'i servojmë art më të mirë dhe të mirëfilltë në përgjithësi. Kur dal në skenë para tyre, më duket vetja se jam në Kosovë, por kur të përfundoj programin dhe dal nga ai ambient argëtues, e shoh, se vërtetë paskam qenë në diasporë. Por vërtet rinia e diasporës është e shkëlqyeshme dhe shumë të rinj dhe të reja më afrohen që dëshirojnë të keni fotografi kujtimi me mua.

- Jemi të informuar se ju artistët që vini nga Kosova, apo nga Maqedonia dhe Shqipëria në diasporë, pasi të kryeni programin dhe merrni lekë të majme, në atdhe, i thoni miqve se diaspora është krejt kot. Si e komentoni këtë?

Genta Ismajli:Le të flasin sa të duan, por punën më të madhe e kanë në diasporë. Publiku është publik. Nuk e di se kush munden të jenë ata këngëtarë apo këngëtare, por kjo është e tmerrshme nëse deklarohen kështu. Diaspora është e shkëlqyeshme dhe na mirëpresin shkëlqyeshëm, sinqerisht është tmerr i madh, gjynah i madh nëse dikush flet keq për diasporën.

- Keni realizuar shumë videoklipe. Jeni e kënaqur me punën tuaj sa i përket videoklipeve. A do ta shohim Gentën në MTV apo VIVA?

Genta Ismajli:Pyetje interesante. Patjetër se jam duke punuar dhe synimi i çdo artisti është që të arrijë suksesin e merituar. E para, duhesh të jesh e përgatitur në maksimum për punën që bënë, për artin që ia servon publikut dhe të mirëpritesh mirë, e pastaj të mendosh edhe për artin tënd që të prezentohet para publikut ndërkombëtarë. Tani me që Kosova është pavarësuar, kemi mundësi më shumë që të jemi pjesë e shumë projekteve të ndryshme që organizohen në europë dhe botë. Mendoj, se një ditë do të arrijë edhe më shumë suksese, sepse në atë rrugë jam duke ecur, por nuk ngutem, eci më ngadalë por sigurt dhe këtu është edhe diçka tjetër, kur të kesh fat, sepse edhe fati është ai që të ndihmon dhe shpresoj se do ta kem edhe atë. Jam duke e punuar albumin anglisht dhe e di se një ditë puna ime do të shpërblehet.

- Jeni duke punuar për albumin tuaj të ri. Kur do të jetë para adhuruesve?

Genta Ismajli:Nuk dua të flas, kur ende nuk e kam kryer. Jam duke punuar shumë seriozisht dhe do të jetë me plot risi. Një është e sigurt, që jam duke punuar me profesionistë dhe nuk jam nga ajo, që e punoj një album për pak muaj, por dua që kënga të mos vdesë asnjëherë.

- Cili është mendimi juaj për rininë e diasporës?

Genta Ismajli:Rinia e diasporës është shumë e mirë. Por,i kisha preferuar, që kur të jetë prezente në një mbrëmje rinore të jenë më me pak komplekse. Pra, kur të dalin në mbrëmje rinore, të vallëzojnë më shumë dhe të bëjnë edhe më tepër atmosferë. Rinia e diasporës, natyrisht që pret përkrahje edhe nga qeveria e Kosovës dhe shpresoj se një ditë do të japë më shumë për diasporën. Kjo rini është me plot vizione dhe i duhet Kosovës. Publikut do t'i pëlqejë dhe do të bëjë diçka të mirë.

- Ç'kemi ndryshim tek Genta?

Genta Ismajli:Genta çdo ditë ndryshon në të mirë. Jam në top formë dhe shumë e fortë. Mendoj gjithmonë pozitivisht dhe shoh pozitivitetin.

- Jeni ndjerë keq ndonjëherë në skenë?

Genta Ismajli:Jo, jo, jo, asnjëherë nuk jam ndjerë keq. Por, prapa skenës po.

- Ç'do të kishe ndryshuar në diasporë, nëse do ta kesh atë mundësi?

Genta Ismajli: Xhelozinë e kisha ndryshuar këtu në diasporë, që e kanë si veti. Duhet të ndihmohen mes tyre më shumë.

- E shihni paranë si primare?

Genta Ismajli:Jo. Nuk dua të shikojmë vetëm nga paraja. Të mos mendojnë njeëzit vetëm para. Të mos shfyrtëzohet njeriu vetëm për para.

- Jeni xheloze?

Genta Ismajli:Jo. Kurrë nuk kam qenë dhe ky virus i keq asnjëherë nuk mund të jetë në shpirtin tim. Si e vogël kisha qenë natyrale dhe kurrë nuk kisha xhelozi dhe kjo është trashëguar edhe gjatë viteve që i kam kaluar. Asnjëherë nuk jam xheloze, sepse vërtetë xhelozia të prish, të shkatërron dhe një ditë përfundon në humnerë, për këtë jam shumë e sigurt.

- E shihni veten artiste?

Genta Ismajli:Po. Pritem mirë dhe muzika është art, por ky art duhet të jetë i mbështjellë si duhet me profesionalizëm.

- E kam fjalën, të luash në ndonjë film me metrazh të gjatë do të kishit pranuar dhe e sheh veten të disponuar për të qenë artiste filmi?

Genta Ismajli:Nuk i dihet fatit.

- Nëse do të kishe ndonjë ofertë për ndonjë fil. Cili do të ishte roli më i pëlqyer, a i negativ apo pozitiv?

Genta Ismajli:Normalisht atë pozitiv, sepse jam tip pozitiv dhe kurrë nuk do të pranoja të luaja si negative.

- Genta, ju falënderojmë për këtë intervistë dhe shpresojmë se do të shohim nga Ju edhe më shumë suksese.

Genta Ismajli:Ju falënderoj edhe juve dhe shfrytëzoj rastin të përshëndes të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, adhuruesit e mi.





Back to top Go down
View user profile http://gentaismaili.net
 
intervist me genten
View previous topic View next topic Back to top 
Page 1 of 1

Permissions in this forum:You cannot reply to topics in this forum
genta ismaili :: intervista te ndryshme-
Jump to: